Stil

Britney Spears thotë se është “kaq e çuditshme të jesh beqare” mes divorcit nga Sam Asghari


Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears po reflekton në jetën e saj të re si beqare për gati katër muaj pasi ish burri i saj, Sam Asghari paraqiti kërkesën për divorc.

“S’është kaq e çuditshme të jesh beqare. Unë kam pasur shumë kohë për të parë me të vërtetë me të gjitha të mirat dhe të këqijat”, shkroi këngëtarja në një postim të gjatë të ndarë në Instagram.

“Kam kuptuar që nuk flas me veten time aq bukur. Unë jam manipuluar lehtësisht, por unë jam përfundimisht duke ndryshuar gjithçka”, ka shtuar ajo.

Spears – e cila ishte me Asghari për shtatë vjet para ndarjes së tyre – shtoi se ajo është “e mërzitur sinqerisht” të bëjë “të njëjtën gjë çdo ditë” si një grua beqare.

Sidoqoftë, ajo vuri në dukje se është krenare për jetën e saj sot.

“Mënyra se si unë jetoj jetën time është e imja”, vazhdoi ajo, duke shtuar, “unë kam pasur kaq shumë njerëz të ndërhyjnë në atë,  por të dish që është mirë të jesh egoiste me jetën time dhe të shijosh është e mahnitshme”.

Ish traineri personal, 29 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga superylli i muzikës, 42 vjeçe, në gusht pas një viti martese. Data e ndarjes së tyre u rendit si 28 korrik.

Në atë kohë, Asghari thuhet se u pretendonte miqve se fituesja e “Grammy” ia kishte lënduar syrin gjatë një debati që kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre.

Sipas TMZ, “argumenti kryesor” që çoi në ndarjen e tyre ishte mbi akuzat se Spears e kishte mashtruar Asgharin në një prej shtëpive të saj dhe i kishte kërkuar një anëtari tjetër të stafit që ta filmonte lakuriq.

Ndërsa pretendimet e mashtrimit nuk u konfirmuan kurrë, PageSix, kishte mësuar se dy muaj pas ndarjes së tyre se Spears po takohej me Paul Richard Soliz – i njohur për të kaluarën e tij kriminale.

Soliz u punësua nga ylli i popit në vitin 2022 për të “pastruar tualetet, dyshemetë dhe marrjen e plehrave”.

Të dy u vunë re në largime të shumta së bashku në javët pas ndarjes së saj nga Asghari, por ato nuk janë fotografuar së bashku në muajt e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore