Muzikë

Britney Spears mohon spekulimet mbi një album të ri, thotë se “s’do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës”


Së fundmi u raportua se këngëtarja Britney Spears po i rikthehet muzikës me një album të ri muzikor.

Por, Spears ka mbyllur thashethemet se ajo është duke punuar për një album të ri, teksa ka deklaruar “nuk ajo nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës”.

Këngëtarja e muzikës pop me sa duket po i përgjigjej raporteve që u shfaqën herët në mëngjes të së mërkurës së 3 janarit, ku u tha se ajo po bashkëpunon me Charli XCX Julia Michaels për një album të paparalajmëruar – i cili do të ishte i pari i saj në gati një dekadë.

Raporti pretendonte se Spears nuk kishte regjistruar ende ndonjë material të ri, “pasi projekti sapo ka filluar të marrë formë”.

“Ata vazhdojnë të thonë se po i drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri. Unë nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës”, shkroi Spears në mbishkrimin e një postimi në Instagram.

“Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose shkruaj për të tjerët !!! Për ata prej jush që e kanë lexuar librin tim, ka shumë që nuk i dini për mua. Unë kam shkruar mbi 20 këngë për njerëz të tjerë gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ajo.

Michaels dhe Spears kanë punuar së bashku në të kaluarën, megjithëse natyra e marrëdhënies së tyre bashkëpunuese nuk dihet.

Michaels vlerësohet si shkrimtare në “Slumber Party” të Spears, një këngë që u shfaq në albumin e saj të fundit në studio, “Glory” (2016). Kënga u shkrua gjithashtu nga Mattias Larsson, Robin Fredriksson dhe Justin Tranter.

Spears vazhdoi ta quante veten një “shkruese fantazmë”, që do të thotë se ajo shkruan për artistë të tjerë pa ia bashkangjitur emrin e saj projekteve, dhe tha se “sinqerisht e do atë në këtë mënyrë”.

Britney Spears po rikthehet me album të ri, Charli XCX dhe Julia Michaels angazhohen në rolin e tekstshkrueseve të këngëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore