Muzikë

Britney Spears befason fansat, shfaqë mbështetje për këngën e re të Justin Timberlake


Ylli i muzikës pop, Britney Spears ka treguar mbështetje dhe vlerësim për këngën e re të ish të dashurit të saj të dikurshëm, Justin Timberlake.

Ndërsa kënga e Spears e vitit 2011 “Selfish” u ngjit në vendin nr. 1 në listën e iTunes në SHBA gjatë fundjavës, duke u futur në garë me një këngë të re me të njëjtin emër nga Timberlake, Spears duket se nuk dëshiron të marrë pjesë në një kompeticion të nxitur nga fansat.

Të hënën e 29 janarit, Spears postoi videoklipe të Timberlake duke performuar së fundmi këngën e tij “Selfish”, derisa ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

“Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat që kam shkruar në librin tim”, shkroi Spears në mbishkrimin e postimit të saj.

“Nëse ofendova ndonjë nga njerëzit për të cilët me të vërtetë interesohem, më vjen shumë keq”, shkroi Britney.

“Doja të thoja gjithashtu se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake, ‘Selfish’, është shumë e mirë”, shtoi ajo pos tjerash.

Timberlake debutoi një këngë tjetër, “Sanctified”, me Tobe Nwigwe, në “SNL” gjatë fundjavës.

Vitin e kaluar, Spears publikoi librin e saj “The Woman in Me”, në të cilën ajo shkroi për dhimbjen që përjetoi kur lidhja e saj me Timberlake mori fund.

Ish-çifti zhvilluan romancën e tyre duke u takuar nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Britney Spears pranon se ka pasur abort me kërkesë të Justin Timberlake

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore