Lajme

Britania sanksionon guvernatoren e Bankës Qendrore ruse


Britania ka sanksionuar të premten guvernatoren e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, duke vendosur një ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi.

Kështu deklaroi Ministria e Jashtme Britanike.

Ajo tha se Britania kishte vendosur gjithashtu ndalime të reja të eksportit të shërbimeve dhe mallrave, të synuara ndaj “sektorëve të cenueshëm të ekonomisë ruse”, në përgjigje të Rusisë që deklaroi “aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës”.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj qindra individëve dhe kompanive të lidhura me Rusinë më herët të premten.

Elvira Nabiullina, kush është bankierja kryesore ruse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore