Lajme

Britania nuk do të lejojë që kërcënimet ligjore të pengojnë aftësinë e saj për të sanksionuar oligarkët rusë


Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë që kërcënimet ligjore të pengojnë aftësinë e saj për të sanksionuar oligarkët rusë, paralajmëroi të enjten Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

“Unë jam shumë e qartë se kërcënimet ligjore nuk do të kenë asnjë ndikim në aftësinë tonë për të sanksionuar oligarkët”, u tha Truss gazetarëve në kryeqytetin lituanez të Vilnius.

Mbretëria e Bashkuar është “absolutisht e vendosur” për të sanksionuar oligarkët rusë, theksoi ajo duke shtuar se po punon për “një listë të mëtejshme” të oligarkëve për të sanksionuar.

“Nuk ka ku të fshihet asnjë nga miqtë e Putin-it”, vazhdoi Truss.

Britania është gjithashtu e fokusuar në “prerjen e financimit për makinën e luftës së Putin-it”, veçanërisht sektorët e naftës dhe gazit.

Për ta arritur këtë, Mbretëria e Bashkuar do të punojë “në koordinim” me aleatët e saj “për të reduktuar varësinë nga gazi dhe nafta ruse”.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore