Sport

Britania e Madhe ofron organizimin e të gjitha ndeshjeve të “Euro 2020”


Qeveria britanike është duke hartuar planin për rikthimin e tifozëve nëpër stadiume në fund të majit. Olivier Dowden nga Ministria e Sportit i ka bërë të qartë UEFA-s, se progresi në vaksinim do të thotë që tifozët të kthehen në stadiume më herët sesa në shumicën e vendeve evropiane – shkruan “The Sunday Times”.

Në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zhvillohet gjysmëfinalja dhe finalja, por nëse u kërkohet të presin qoftë edhe të gjitha ndeshjet e Kampionat Evropian, Britania e Madhe do të jetë e gatshme.

Kujtojmë se Kampionati Evropian 2020 kishte dështuar të mbahet në vitin e kaluar shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Euro 2020” do të zhvillohet në verën e këtij viti, por me një format më ndryshe se herëve tjera.

Deri më tani zyrtarisht dihet se ndeshjet do të zhvillohen në 12 qytete evropiane: Shën Petersburg, Londër, Mynih, Romë, Bukuresht, Dublin, Kopenhagë, Bilbao, Glasgow, Budapest dhe Amsterdam.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore