Lajme

Britani/ Rritet numri i investitorëve në kriptovaluta


Në Britani sa vjen dhe shtohet numri i personave që i shohin pasuritë e kriptove si një investim të zakonshëm sesa thjesht “bixhoz”.

Kjo, sepse blerësit e Bitcoin-ve dhe monedhave të ngjashme kripto është rritur në 2.3 milionë të rritur. Statistikat janë të vitit 2021 dhe janë publikuar nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA).

Rregullatorët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur blerësit për natyrën “spekulative” të pasurive të kriptove, kryesisht atyre të parregulluara.

Por njerëzit gjithnjë e më shumë i shohin pasuritë e kriptomonedhave si një investim të mundshëm, edhe pse niveli i të kuptuarit të sektorit është në rënie, tha FCA në studimin e saj të katërt mbi pronësinë e aseteve kripto.

Sipas të dhënave nga FCA, numri i të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që zotërojnë asete kripto nga viti 2020, është rritur me 400 mijë.

Gjithashtu, në raport, shkruhej se numri i njerëzve që i shikojnë ata si lojëra fati ka rërë nga 38% që ishte vitin e kaluar në 47% aktualisht.

Entuziazmi po rritet, gjysma e investitorëve të kriptove thonë se ata kanë pasur një përvojë pozitive deri më tani dhe ka të ngjarë të blejnë më shumë, njofton FCA-ja.

Sheldon Mills, drejtori ekzekutiv i FCA-së për konsumatorët dhe konkurrencën, tha se ishte e rëndësishme që konsumatorët të kuptonin se këto pasuri janë kryesisht të parregulluara.

“Nëse konsumatorët investojnë në këto lloje produktesh, ata duhet të jenë të përgatitur të humbasin të gjitha paratë e tyre”, tha Mills në një deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore