Lajme

Britani: Lista Amber hiqet nga rregullat e udhëtimit


Sistemi ndërkombëtar i semaforëve të udhëtimit po thjeshtohet në Angli, me vetëm një listë të vetme atë të kuqe. Vendimi erdhi pas rishikimit të rregullave nё datёn 4 tetor, të cilin e bëri të ditur sekretari i Transportit Grant Shapps.

Shapps njoftoi gjithashtu, se tetë vende do të hiqen po ashtu nga lista e kuqe, nga e dita e mёrkurё.

Sipas sistemit të ri, njerëzit që kthehen nga vende të tilla si Turqia nuk do të duhet të karantinohen në hotel.

Po ashtu testet e PCR nuk do të kërkohen më për udhëtarët e vaksinuar plotësisht që hyjnё në Angli.

Ndërsa personat që kanë marrё dy doza nuk do të kenë nevojë të bëjnë një test para nisjes apo largimit nga ndonjë vend që nuk është në listën e kuqe.

Shapps tha se më vonë në tetor, ata do të ishin në gjendje të zëvendësonin testin PCR me një test të lirë, të shpejtë.

Pavarësisht se, udhëtimet janë një çështje e transferueshme, qeveria skoceze, uellsiane dhe ajo e Irlandёs sё Veriut shpesh kanë ndjekur rregullat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar(MB) gjatë pandemisë.

Uellsi tha se do të ndiqte Anglinë në heqjen e Turqisë, Pakistanit, Maldiveve, Egjiptit, Sri Lankës, Omanit, Bangladeshit dhe Kenias nga lista e kuqe.

Skocia përjashtoi heqjen e kërkesës për teste PCR, për shkak të “shqetësimeve të rëndësishme në ndikimin në shëndetin publik”.

Sekretari i transportit tha se rregullat e reja të udhëtimit do të qëndrojnë në fuqi “të paktën deri në vitin e ri”.

Industria e udhëtimit e quajti vendimin një nismë drejt për rimëkëmbjen e turizmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore