Përballje

Brighton kualifikohet për herë të parë në garat evropiane


Skuadra angleze, Brighton, është kualifikuar për herë të parë në histori në garat evropiane.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri italian, Roberto De Zerbi, mposhti sot (e diele, 21 maj) skuadrën e Southampton-it me rezultat 3:1, çka bëri që me këto tre pikë ta sigurojë edhe matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, Premier Leauge ende nuk ka mbaruar dhe Brighton kërkon ta zë një vend për në Ligën e Evropës.

Sa i përket ndeshjes, Evan Ferguson, i dhuroi Brighton-it avantazhin e dyfishtë me dy golat e tij në pjesën e parë.

Mohamed Elyounoussi ngushtoi diferencat për Southampton-in, tashmë të rrëzuar në Championship (kategorinë e dytë të futbollit në Angli). Por, vendasit reaguan dhe vulosën fitoren falë golit të Pascal Gross.

61 pikë dhe vendi i gjashtë për Brightoni-n, një nga skuadrat me futbollin më të bukur gjatë këtij edicioni në ishull.

Pra, vlen të theksohet se Brighton e nisi shumë mirë kampionatin me trajnerin, Grahm Potter, i cili vendosi ta braktiste ekipin për t’u bashkuar me Chelsea-n.

Përveç kësaj, Brighton e shiti edhe një nga futbollistët kryesorë të skuadrës, Leando Trossard te Arsenal-i, megjithatë ata vijuan ta mbajnë formën e mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore