Brentford shkruan historinë në Premier League

Brentford vendos rekord të ri në ligën e lartë angleze
SHFLETO
Romario Ismailaj
28.09.2024 18:56
Loading Icons...

Brentford është bërë skuadra e parë në historinë e Premier League që shënon në minutën e parë në tre ndeshje radhazi.

“Bletët”, të cilët aktualisht janë në vendin e dhjetë në ligë, kaluan në epërsi të shtunën pasdite kur sulmuesi Bryan Mbuemo hapi rezultatin me vetëm 36 sekonda kundër West Ham.

Goli i Mbuemo ishte një kopje e përpjekjes së tij kundër Tottenham më 21 shtator, një gol që u shënua pas vetëm 24 sekondash.

Dhe një javë para asaj ndeshje në Londrën Veriore, Yoane Wissa i dha Brentford një epërsi të hershme në “Etihad” pasi skuadra e Thomas Frank tronditi Manchester City-n pas vetëm 22 sekondash.