Stil

Brenda siluetës shumë ngjyrëshe


Qyteti Comfort Town në Kiev

Qyteti ukrainas në periferi të Kiev, Comfort Town duket sikur është bërë nga Lego, me shtëpi dhe ndërtesa shumëngjyrëshe.

Në këtë qytet ndërtesat janë të lyera me ngjyra të verdhë të ndezur, gjelbër, portokalli dhe rozë, e cila përfshin muret dhe çatitë e jashtme.

Kjo siluetë është përfunduar në vitin 2019 dhe është një kontrast i fortë me ndërtesat e tjera hiri, sovjetike që e rrethojnë.

U deshën 11 vjet për ta përfunduar atë me një buxhet të rreptë, nga projektuesit Dmytro Vasyliev, Aleksandr Popov dhe Olga Alfiorova.

Për shkak të konceptit të bllokut të qytetit, zona ndahet në dy lloje, rrugë që lejojnë trafikun motorik dhe oborre të vendosura brenda bllokut dhe me kënde lojërash, stola dhe rrugica për fëmijë.

Mjetet motorike nuk mund të hyjnë në këto oborre të brendshme, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencës, të cilat mund të përdorin rrugëkalime të zgjeruara të shtruara me shtresë bari, shkruan Arch daily.

Ideja ishte të tërhiqte njerëzit që të dëshironin të lëviznin në zonë, duke e transformuar zonën e banimit e cila mbulon 115 hektarë.

Brenda periferisë jetojnë më shumë se 20 mijë njerëz, ka kafene, dyqane dhe zyra, si dhe një objekt i madh sportiv në natyrë me 8 mijë e 500 banesa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore