Stil

Brenda shtëpisë ‘argëtuese’ së modeles Cara Delevingne


Plani i dyshemesë së shtëpisë së Cara Delevingne duket më shumë si një lojë bordi tavoline sesa një plan i strukturuar mirë.

Nga një dhomë e kuqe e zjarrtë pokeri te një gropë terapeutike me top dhe dollap për hyrje në raste urgjencash të festave të kostumeve, çdo pëllëmbë e shtëpisë së Delevingne duket se është projektuar me një gjë në mendje: argëtimin.

Duke hapur dyert e rezidencës së saj në Los Anxhelos për kopertinën e revistës, ‘kameleoni krijues’ , e cila pa ndërprerje kalon nga xhirimet e modës së lartë për Burberry dhe British Vogue në role të mëdha filmi në DC Univers – tha se ajo dëshironte një shtëpi që ndihej si një vazhdim i punës së saj të gjallë ditore, jo ambjent relaksi.

“Puna ime kërkon që unë të ndërroj shumë kapele dhe kostume të ndryshme”, tha 28-vjeçarja për Architectural Digest.

“Më pëlqen të futem në këta personazhe të ndryshëm, kështu që doja që shtëpia ime të pasqyrojë shumë tema dhe gjendje shpirtërore të ndryshme”.

Megjithatë, këto tema janë të mbarsura me një ndjenjë argëtimi, ndërsa ambientet e brendshme të frymëzuara nga karnivaleskja dhe natyra luftojnë për vëmendjen mes një sërë dekoresh të ndryshme: një banjo përkujtimore të David Bowie, një dërrasë surfingu të monogramuar nga Chanel dhe një makinë pinball Playboy.

Por qasja maksimaliste ndaj dizajnit u tregua e dobishme: Shtëpia erdhi pjesërisht e mobiluar me një asamble pajisje të errëta, “goth-glam” – dhe Delevingne vendosi të qëndrojë me zgjedhjen e pronarit të mëparshëm.

“E kotë të hidhja gjithçka jashtë”, citohet të ketë thënë ajo. “Ndonjëherë qëndrueshmëria thjesht do të thotë të punosh me atë që ke”.

Loja, në të gjitha kuptimet e fjalës, mbizotëron në ambientet e brendshme të rezidencës së modeles.

Lulëzimet sensuale përshkojnë shtëpinë, nga një skulpturë qeramike e frymëzuar nga gjiri nga projektuesi Jonathan Adler, në një rrugëkalim të fshehtë që mund të arrihet vetëm duke u ‘zvarritur’ nëpër skulptura të buta jonike.

Arkitekti Nicolò Bini, themelues i Line Architecture, ndihmoi në shndërrimin e rezidencës pa pretendime të viteve 1940 në pallatin e kënaqësisë personale të Delevingne.

” Duket si një lloj udhëtimi. Sa më thellë të futesh, aq më shumë thesare zbulon”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore