Muzikë

Brenda dasmës së Usher me Jennifer Goicoechea – ceremoni e zhvilluar pas “Super Bowl 2024”


Këngëtari, Usher dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Jennifer Goicoechea tanimë janë çift zyrtarisht i martuar.

Të dy u martuan në Las Vegas më 11 shkurt, pasi Usher dhuroi një super performancë në “Super Bowl 2024”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Ceremonia intime me 30 persona u zhvillua në ‘Vegas Weddings’ Terrace Gazebo, me nënën e Usher, Jonnetta Patton, që shërbente si dëshmitare.

“Ne mund të konfirmojmë se Usher dhe Jennifer Goicoechea hodhën hapin tjetër në marrëdhënien e tyre dhe u martuan të dielën në mbrëmje në Las Vegas të rrethuar nga miq të ngushtë dhe familjarë”, tha një përfaqësues i këngëtarit për CNN në një deklaratë.

“Ata të dy presin me padurim të vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre së bashku të rrethuar nga dashuria dhe falënderojnë të gjithë për urimet e mira”, u tha tutje në deklaratë

Çifti ka një vajzë Sovereign Bo, e lindur në vitin 2020 dhe një djalë, Sire Castrello, i lindur në vitin 2021.

Po ashtu, Usher ndan djemtë e tij, Usher V dhe Naviyd Ely, me ish-gruan e tij, Tameka Foster.

Këngëtari kryesoi shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl” të së dielës, ku këndoi një përzierje 13-minutëshe të hiteve të tij, duke përfshirë “Caught Up”.

Në nëntor, këngëtari pati theksuar se kishte “punuar gjithë jetën e tij” për të qenë gati për një shfaqje në “Super Bowl”.

“Do të festoj shumë gjëra. Po festoj vendet ku kam shkuar. Unë po festoj frymëzimet. Unë jam duke festuar muzikën”, tha ai.

“Po festoj kërcimin. Unë jam duke festuar idenë e këtij momenti të rëndësishëm për të gjithë artistët që e kanë luajtur më parë dhe se si arritën të bashkojnë botën”, pati shtuar ai.

Por, kush është gruaja e Usher, Jennifer Goicoechea?

Goicoechea është një vendase e Majamit e lindur nga një nënë italiane dhe një baba portorikan. Ajo studioi artet e regjistrimit në Universitetin “Full Sail” në Florida, dhe mori një shije të industrisë së argëtimit kur la nënën e saj, e cila ishte drejtoreshë e operacioneve në agjencinë globale të prodhimit ACT Productions.

Kjo e çoi atë në gjetjen e një pune si asistente për këngëtaren fituese të “Grammy”, Ciara.

Nga atje, Goicoechea u zhvendos në Kaliforni dhe hapi “Boogs’N’Effect Management”. Në vitin 2014, ajo u bë drejtore e divizionit “Rhythm & Soul (Urban)” në ASCAP; ajo iu bashkua Sony Music Entertainment’s Epic Records, ku aktualisht punon, si zëvendëspresidente e lartë e “A&R” që prej vitit 2016.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar me emra të mëdhenj duke përfshirë Stunna Girl, DJ Khaled dhe 21 Savage.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore