I ftuar në emisionin “Sport News” në News 24, Presidenti i ekipit kampion KF Tirana, Refik Halili, duke shpjeguar disa nga arsyet e performancës jo të mirë të ekipit gjatë fazës së parë, deklaroi se brenda 10-ditëshit të parë të janarit 2021, klubit të tij do t’i vijnë 3 futbollistë të rinj.
“Në fazën e parë, kemi dështuar sepse s’kemi marrë as 50% të pikëve. Por ka ndikuar zëvendësimi i trajnerit, dy largimet që kanë ndodhur dhe ngarkesa e lojtarëve…Largimet e Ngosë, Kobinës dhe Dokës na kanë dëmtuar…”
“Kam besim se Dede dhe skuadra do të ecin përpara, por që ekipi të eci para, duhet dhe ndërhyrje në merkato”.
“Shpresoj dhe jam optimist që do të punojmë mirë dhe me drejtorin Osmani. Brenda datës 10 janar do të kemi 3 futbollistë…” – përfundoi presidenti i Tiranës, Refik Halili.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës