Brad Pitt thotë se “Angelina Jolie i shiti aksionet nga prona në Francë në shenjë hakmarrjeje për kujdestarinë e fëmijëve”

Marrëdhëniet mes ish-çiftit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se zor që do të përmirësohen. Së fundmi, aktori e ka akuzuar ish gruan e tij se “fshehurazi” kishte komplotuar të shiste pjesën e saj të pronës së tyre franceze, Chateau Miraval.
Sipas dokumenteve ligjore të marra nga Page Six, transmeton AlbanianPost, ylli i “Bullet Train” po pretendon se ai dhe Jolie ranë dakord se nuk do të shisnin kurrë pjesën e tyre në pronën prej 30 milionë dollarësh – të cilën e blenë në vitin 2008.
Megjithatë, në verën e vitit 2021, Pitt zbuloi përmes një njoftimi për shtyp se aktorja e “Maleficent” ia kishte shitur 50 për qind të aksioneve të saj një “oligarku rus”, të cilin Pitt e kishte refuzuar më parë.
Po ashtu, Pitt pretendon se ish-gruaja e tij “hakmarrëse” “bashkëpunoi në fshehtësi” me Yuri Shefler, i cili gjithashtu zotëron “Stoli Group”.
Regjistrimet e reja pretendojnë se Jolie “nuk donte më t’i shiste Pitt” pas “vendimit të pafavorshëm të kujdestarisë”, në të cilin atij iu dha kujdestaria e përbashkët e gjashtë fëmijëve të tyre – vendimi u anulua më vonë.
“Vendimi i saj për të ndërprerë negociatat me Pitt ishte i qëllimshëm dhe pretekstual”, thuhet në dokumentin e depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos.
“Siç do të tregohet në gjyq, veprimet e Jolie ishin të paligjshme, duke e dëmtuar rëndë dhe qëllimisht Pitt dhe duke e pasuruar padrejtësisht veten”, thuhet tutje.
Jo vetëm kaq, por Pitt beson se ish-gruaja e tij zgjodhi në mënyrë specifike Sheflerin sepse ajo e dinte se do të ishte e keqe për biznesin duke pasur parasysh lidhjet e tij me Vladimir Putin – veçanërisht “pushtimi i tij në Ukrainë dhe axhenda legjislative homofobike”.
Aktori ngriti padinë e tij origjinale kundër Jolie në shkurt të vitit 2022, duke pretenduar se ajo e privoi atë “nga e drejta e tij për të shijuar shtëpinë e tij private dhe për të mbikëqyrur biznesin që ai zhvilloi nga e para”.
Rezidenca me 35 dhoma është e rrethuar nga kopshte të harlisura me një hendek, shatërvanë, ujësjellës, një pellg, një kishëz dhe një vresht.
Dyshja e famshme, edhe dashurinë e tyre e patën kurorëzuar po në këtë pronë, në vitin 2014. Ceremonia ishte private me pak të ftuar, ndërsa lista përfshinte vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri