Film

Brad Pitt akuzohet për dhunë në familje


Aktorja e njohur Angelina Jolie ka akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt, për dhunë në familje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Angelina ka paraqitur dokumente në gjykatë që përmbajnë “prova dhe autorizime” për të mbështetur pretendimin e saj, dokumentet gjithashtu tregojnë se fëmijët e çiftit kanë rënë dakord të japin dëshmi mbi dhunën e pretenduar të aktorit 57-vjeçar, raportojnë Us Weekly .

Angelina Jolie dhe Brad Pitt filluan romancën  gjatë xhirimeve të filmit Z. dhe Znj. Smith në  vitin 2004. Ata u shoqëruan së bashku per 8 vite, për tu martuar më pas ne vitin 2014, dy vjet më vonë, ata u ndanë dhe që prej asaj kohe janë përfshirë në procese ligjore për betejën e tyre ligjore për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.

Gjashtë fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt – shumica prej tyre të mitur – mund të flasin para gjykatës, raportojnë Us Weekly.

Aktori Pitt u hetua edhe me herët nga FBI  dhe më pas u pastrua nga dosja, për pretendimet për abuzim të fëmijëve pasi ai dhe Jolie u ndanë.Çifti po kërkojnë kujdestarinë e përbashkët të 5 fëmijëve – Maddox (19), Pax (17), Zahara (16), Shiloh (14) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (12).

Fituesi i çmimit Oscar Pitt, aktualisht është në lidhje me modelen gjermane Nicole Poturalski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore