
Banka Qendrore Evropiane (BQE) rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindje të enjten, në shenjë të shqetësimit të saj se inflacioni do të mbetet i lartë pavarësisht rënies së fundit të çmimeve të energjisë.
Rritja e pritur gjerësisht e çoi normën bazë të depozitave të BQE-së në 2.5 për qind, niveli i saj më i lartë që nga kriza financiare globale. Banka qendrore ka rritur tashmë kostot e huamarrjes me plot 3 pikë përqindjeje që kur filloi të rrisë normat në korrik.
Lëvizja e BQE-së pasoi një rritje gjysmë pikë nga Banka e Anglisë dhe një rritje me çerek pikë të mërkurën nga Rezerva Federale e SHBA-ve (FED).
Fed ka ngadalësuar ritmin e shtrëngimit pas shenjave se disa presione të çmimeve në SHBA tani po shpërndahen, me kryetarin Jay Powell duke ofruar shpresë këtë javë se inflacioni mund të kthehet në objektivin prej 2 për qind të bankës qendrore pa “një rënie vërtet të rëndësishme ekonomike”.
Fed njofton rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin në SHBA
Megjithatë, BQE-ja sinjalizoi vendosmërinë e saj për të vazhduar me shtrëngime agresive, duke thënë në deklaratën e saj se do të synonte të rriste normat e interesit me 50 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm të politikës monetare në mars.
Pas këtij momenti do të “vlerësonte rrugën e mëvonshme të politikës së saj monetare”.
BQE filloi të ulë normat e interesit pas krizës financiare të vitit 2008 për të stimuluar rritjen, dhe i uli ato deri në -0.5% gjatë pandemisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com