Sport

Bournemouth transferon futbollistin e Romës


Skuadra angleye, Bournemouth, ia ka dalë ta transferojë futbollistin e Romës, Matias Vina-n.

Mbrojtësti uruguaian do të kalojë te skuadra angleye në formulën e huazimit për gjashtë muaj me të drejtë blerjeje dhe pjesën tjetër të sezonit do të luajë në Premier League.

“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Matias Vina, i cili vjen në formë huazim fillestar gjashtë mujor nga Roma”, njofton skuadra angleze.

25-vjeçari u transferua në kryeqytetin italian në verën e vitit 2021 nga skuadra braziliane, Palmeiras, transaksion ky që i kushtoi Romës 13 milionë euro.

Megjithatë, ai nuk ishte i pëlqyer aspak nga trajneri i verdhekuqeve, Jose Mourinho. Vina ka luajtur vetëm në shtatë ndeshje këtë sezon.

Sa i përket skuadrës së Bournemouth, ata tentuan ta transferojnë edhe Zaniolo-n gjatë këtij sezoni, por italiani refuzoi të transferohej aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore