Sport

Bournemouth, të interesuar të nënshkruajnë me portierin e Barcelonës


Skuadra e Premierligës, Bournemouth është e interesuar për nënshkrimin e portierit të Barcelonës, Neto, sipas gazetës Mundo Deportivo.

Rezerva e Marc-Andre ter Stegen, ish-portieri i Valencia-s bëri vetëm katër paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar dhe është i prirur të largohet në kërkim që të luaj më shumë ndeshje.

Neto, 33 vjeç, është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2023 dhe skuadrat e La Liga-s, Celta Vigo dhe Girona duan ta nënshkruajnë atë, por paga e tij është një pengesë e madhe.

Barcelona do të mirëpriste largimin e Neto-s këtë verë pasi po punon për të ulur faturën e pagave.

Blaugranat po kërkojnë të largojnë disa lojtarë nga klubi, ku përfshihet edhe ylli holandes, Frenkie De Jong, për t’u fuqizuar financiarisht.

Katalanët kanë pasur nënshkrime të shumta në merkaton e verës, dhe për të ulur krizën financiare, janë të detyruar të largojnë disa lojtarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore