Sport

Botërori Cortina – Kriechmayr fiton super-G


Një tjetër medalje ari në Botërorin Cortina. Pas fitores së Lara Gut-Behrami për femra, vjen dhe ari për meshkuj. Austriaku Vincent Kriechmayr, favoriti më i madh i eventit nuk zhgënjen, por duke skijuar në mënyrë të përsosur fiton Super-G e Kupës së Botës në Cortina, duke regjistruar kështu titullin e parë botëror në karrierën e tij. Ai ishte perfekt në pistën Vertigine, në të cilën tre skiatorët e parë dolën jashtë piste në të njëjtën pikë.

Koha e Kriechmayr prej 1’19”41 ishte vetëm + 0”07 (të qindtat) më e mirë se e gjermanit Romed Baumann, i cili ishte një surprizë e vërtetë e ditës. Vendi i tretw në podium ishte francezi Alexis Pinturault me kohën + 0”38.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore