Futboll

Botërori 2030 në Britani, Boris Johnson “mezi pret ta sjellë në shtëpi futbollin”


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka nisur procesin e zhvillimit të Botërorit 2030 në shtëpinë e vet (Angli).

Për këtë, Johnson dhe qeveria e tij do të ofrojnë 2.8 milionë paund për të hedhur hapin e parë të këtij procesi.

Shoqëritë e futbollit të Anglisë, Uellsit, Skocisë, Irlandës dhe të Irlandës Veriore janë shprehur se janë të kënaqur me përkushtimin e qeverisë britanike.

“Mezi po presim të sjellim futbollin në shtëpi në 2030-ën”, u shpreh Johnson për The Sun.

Më pas, ai shtoi: “Mendoj se është vendi i duhur (Anglia) dhe koha e duhur. Është djepi i futbollit. Do të jetë një eveniment i mrekullueshëm për kombin tonë”.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqëritë e futbollit të Anglisë, Uellsit, Irlandës, Irlandës Veriore dhe Skocisë, kanë shkruar:

“Shoqëritë e futbollit dhe partnerët qeveritarë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës janë të kënaqur në kuadër të motivimit të qeverisë britanike për të zhvilluar Kampionatin Botëror të FIFA 2030. Shoqëria e Futbollit (FA) do të vazhdojë ndërmarrjen e realizueshmërisë së punës për të vlerësuar qëndrueshmërinë e ofertës përpara se Fifa të hapë zyrtarisht procesin në 2022. Zhvillimi i Kupës Botërore do të sjellë përfitime të majme për kombin tonë”, shkruajnë shoqëritë e futbollit.

Për më tepër, Johnson ka thënë për gazetat britanike se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, kish planifikuar mikpritjen e Euro 2020-ës, por pandemia Covid-19 e bëri të pamundur.

Pas Kampionatit Botëror të 1966-ës dhe Euro 1996, Britania nuk ka zhvilluar më kompeticione madhorë të futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore