Përballje

Botërori i Basketbollit 2023: Shqipëria humbet në Qipro


Kombëtarja kuqezi e basketbollit humbet në Qipro [66-88]. Ndeshja e zhvilluar në ishullin mesdhetar të Qipros është e pesta e Shqipërisë për ndeshjet e paraeliminatoreve të Botërorit 2023 të basketbollit për meshkujt.

Ndonëse 10-minutëshi i parë u mbyll në favor të kombëtares sonë me rezultatin 22-18, të tre pjesët e tjera gjetën Qipron në avantazh: pjesa e dytë u mbyll me vetëm dy pikë më shumë për vendasit kundër kuqezinjve kundër [14-12], por 20-minutëshi i parë u mbyll në favor të Shqipërisë me targëtn 34-32.

Mirëpo djemtë e trainerit Afrim Bilali nuk arritën ta ruajnë epërsinë përgjatë 20-minutëshit të fundit.

Qipriotët zotuan ndeshjen në pjesën e tretë duke shënuar 26 pikë kundër 15 pikëve me ngjyrën kuqezi.

Përparimi qipriot nuk u ndal vetëm aty por dominoi edhe 10-minutëshin e fundit të ndeshjes dhe “merr hak” ndaj humbjes së vjetshme kundër Shqipërisë [64-71], e cila u zhvillua në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Rezultati final la firmën e shtëpisë [Qipro] me numrat [66-88].

Kuqezinjtë rrëshqasin në vendin e fundit të grupit A me gjashtë pikë paralel me Qipron. Të shtunë [21 shkurt] kuqezinjtë e Bilalit presin takimin e dytë me Bjellorusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore