Sport

Boston Celtics nuk e arrin kthesën e madhe, Miami Heat kalon në finale


Përkundër që realizoi një kthesë të madhe, Boston Celtics nuk arriti ta eliminojë Miami Heat në gjysmëfinalen e madhe të NBA.

Heat arriti të kualifikohet, duke e mposhtur Celtics me rezultat 103:84 në ndeshjen e shtatë të finales së Konferencës së Lindjes.

Celtics bënë një kthesë të jashtëzakonshme, duke e barazuar serinë e ndeshjeve nga 3:0 në 3:3, por në fund përsëri ia doli Miami, duke shkuar në finalen e madhe që po e pret Denver Nuggets.

Që në fillim në fakt nuk kishte histori, pasi në pushimin mes pjesëve miqtë ishin para 52:41.

Një avantazh 11 pikësh që i bëri menjëherë gjërat të qarta. Edhe në pjesën e dytë skenari nuk ndryshoi shumë.

Miami u shkëput përfundimisht gjatë periodës së katërt të një serie që vetëm në ndeshjen e fundit pa dominimin e njërës prej dy skuadrave protagoniste.

Jimmy Butler ishte më i miri në radhët e Miam-it, i cili e mbylli ndeshjen me 28 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Ndërsa te Celtics u dalluan Jaylen Broën me 19 pikë e tetë kërcime dhe Jayson Tatum me 14 pikë e 11 kërcime.

Kujtojmë që ndeshja e parë finale mes Dennver Nuggets dhe Miami Heat do të zhvillohet më 2 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore