Kosova

Borrell njofton ministrat e BE-së për takimet e fundit të diplomatëve perëndimorë në Kosovë dhe Serbi


Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të zhvillojë takim me ministrat e shteteve anëtare të BE-së për t’i informuar rreth takimeve të fundit që delegacioni i diplomatëve perëndimorë patën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Fillimisht në Prishtinë e më pas në Beograd erdhën Miroslav Lajçak i BE-së, Gabriel Escobar i ngarkuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin dhe tre këshilltarë të lartë të tjerë nga Gjermania, Franca e Italia, për të diskutuar rreth Marrëveshjes Bazë mbështetur në propozimin franko-gjerman.

Pas takimeve foli vetëm Lajçak, ai ishte i shkurtër në deklarime, por në Prishtinë tha se priste kuptueshmëri më të madhe nga pala kosovare për mundësitë që ofronte propozimi.

Intervistë e Albanian Post me Ulf Brunnbauer nga Universiteti i Regensburgut: Kosova kurrë s’ka qenë më e mbrojtur nga perëndimi, por Kurti mos të gënjehet

I pyetur për të shtuar diçka më tepër rreth takimeve, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se do të jetë Borrell ai që do flasim më shumë pas takimit me ministrat.

“Sa i përket pjesës së si shkoi takimi, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka folur pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, ka përmbledhur se si shkoi dhe për hapat e ardhshëm. Hapi i menjëhershëm i ardhshëm është që Borrell do t’i informojë ministrat sot për hapat e ardhshëm në dialog dhe do mund të shpaloset më shumë në konferencë për media që mban pas takimit”, tha Stano në konferencë për gazetarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore