Kosova

Borrell: Dhuna s’është rruga e duhur, palët të anashkalojnë rritjen e tensioneve


Josep Borrell

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke komentuar situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka thënë para gazetarëve se dhuna në terren duhet ndalur.

Top-diplomati spanjoll ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mënjanojnë veprimet që do të shpien në rritjen e tensioneve.

“Sot do të takojë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dje e takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ne po insistojmë të ju tregojë që dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet dënuar dhe shkaktarët e kësaj dhune duhet të gjykohen”, tha Borrell fillimisht.

“Të dyja palët duhet të anashkalojnë rritjen tensioneve me veprime të koordinuara”, ka shtuar ai.

Lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk do të thotë se aleanca do të heëq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike për përplasjet e vazhdueshme.

Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet.

NATO ka dislokuar 700 trupa të tjera nga Forca Operacionale për Ballkanin Perëndimor në Kosovë dhe ka vendosur një batalion shtesë të forcave të NATO-s në gatishmëri të lartë.

Që nga 26 maji janë rritur tensionet në Veri të Kosovës. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Përveç ndalimit të hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj, serbët lokalë po kërkojnë edhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga kjo pjesë e vendit.

Në anën tjetër më 29 maj, në Zveçan, strukturat paralele serbe u përleshën me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, i cili ka shtuar prezencën në veri, pas tensionimit të situatës. Si pasojë 41 pjesëtarë të këtij misioni mbetën të lënduar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore