Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në platformën “X” me rastin e kalimit në amshim të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, në moshën 86-vjeçare, të hënën në Helsinki.
Shefi i diplomacisë evropiane ka nisur postimin e tij me fjalët e ish-presidentit Ahtisaari gjatë pranimit të Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2008 për shkak të kontributit të tij në zgjidhjen paqësore të konflikteve, përfshirë Kosovën, Indonezinë, Namibinë dhe Irlandën Veriore.
“Paqja është çështje vullneti. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen dhe nuk ka asnjë justifikim që t’i lejojmë që ato të bëhen të përjetshme”, kishte deklaruar atëherë i dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për statusin e Kosovës.
“Martti Ahtisaari ishte një ndërmjetës i shkëlqyer, i cili ia kushtoi jetën zgjidhjes së konflikteve në mbarë botën. Dija e tij do të mungojë, në kohët që përballemi sot”, ka shkruar kryediplomati evropian të hënën në llogarinë e tij në shenjë nderimi për veprën e top-diplomatit finlandez.
Ahtisaari ka drejtuar ekipin e ndërmjetësve perëndimorë, së bashku me austriakun Albert Rohan, në bisedimet e paqes në Vjenë të Austrisë, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Propozimi i Ahtisaarit ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Emri i tij është i lidhur ngushtë me bazat e shtetësisë së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi