
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës.
Duke filluar nga dita e sotme e 25 janarit, ajo do të tregtohet me 210 lekë për litër – rritur me dy lekë pasi shitej me 208 lekë.
Benzina do tregtohet jo më shumë se 192 lekë/litri, kurse gazi do shitet 69 lekë/litri me pakicë.
Konkretisht çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/Albanianpost.com-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
Santos: Shqipëria nis hapjen e kapitujve të parë me BE-në brenda vitit
-
Gjëmën ia bëri ish-partnerja, zyrtarit të lartë të FBI-së
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant