Lajme

Bombardimet e 2005-ës, Gjykata Speciale e Libanit dënon me burgim të përjetshëm 2 persona


Gjykata Speciale e Libanit (STL) dënoi Habib Merhi dhe Hussein Oneissi me burgim të përjetshëm të enjten, pasi ata u shpallën fajtor për bombardimet e 14 shkurtit të vitit 2005, që vranë 22 persona, përfshirë ish-kryeministrin libanez Rafik Hariri, dhe u plagosën 226 të tjerë.

Ndërkohë Gjykata e Apelit njëzëri i ndëshkoi me dënimin më të rëndë Merhi-n dhe Oneissi-n, për secilën nga pesë krimet për të cilat ata u shpallën fajtor.

Dyshja janë dënuar për veprën penale të kryerjes së një akti terrorist; të qenët bashkëpunëtor në veprën penale të vrasjes me dashje; dhe duke qenë bashkëpunëtor në veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë.

Djali i Rafik Hariri-t, ish-kryeministri Saad Hariri, iu përgjigj vendimit, duke thënë se “dënimi është më i ashpri i parashikuar në statut dhe rregullat e miratuara në gjykatë, por është më i qarti për sa i përket dënimit të Hezbollahut si palë përgjegjëse për organizimin dhe kryerjen e veprës penale dhe pala që nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për dorëzimin e të dënuarve dhe kryerjen e dënimit ndaj tyre. Historia nuk do të jetë e mëshirshme”.

Merhi dhe Oneissi u shpallën fajtorë në apel në mars pasi u gjykuan në mungesë. STL-ja e kishte dënuar Salim Ayyash në vitin 2020, por nuk gjeti prova të mjaftueshme për të bërë të njëjtën gjë me Assad Sabra, Oneissi dhe Merhi.

Prokurorët apeluan pafajësinë e Oneissi-t dhe Merhi-t. Dënimi i mëvonshëm u bazua në të dhënat e telefonit celular që prokurorët thanë se tregonin se një rrjet i Hezbollahut po planifikonte sulmin.

Dyshja janë lidhur me Hezbollahun, duke çuar në dyshime se ata do të vuanin dënimet e tyre pasi grupi ka refuzuar t’i dorëzojë.

Rafik Hariri, i cili kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër i Libanit në tetor 2004, u vra në një shpërthim vetëvrasës më 14 shkurt 2005, duke synuar autokolonën e tij të blinduar në bregdetin e Bejrutit.

Sulmi shkaktoi protesta që e dëbuan Sirinë nga Libani pas një dislokimi ushtarak 29-vjeçar.

Gjykata lindi nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përfundimisht gjykoi katër të dyshuar në mungesë: Salim Ayyash, Habib Merhi, Hussein Oneissi dhe Assad Sabra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore