Lajme

Boeing përjashton Rusinë nga blerja e avionëve për 20 vitet e ardhshme


Prodhuesi i avionëve Boeing e ka përjashtuar Rusinë si blerës të avionëve të saj për 20 vitet e ardhshme.

Para luftës, kompania do të transferonte rreth 1 mijë e 500 avionë në Rusi. Një dërgesë që tanimë nuk do të kryhet.

Boeing e ka ulur parashikimin e tij afatgjatë në mbarë industrinë për shkak të pasigurisë mbi ndikimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Vlerësimi i ri parashikon një kërkesë globale për dërgesa të 41 mijë e 170 avionëve gjatë 20 viteve të ardhshme.

Çka përjashton parashikimin e mëparshëm të shitjeve të 1 mijë e 540 avionëve në Rusi dhe Azinë Qendrore të bërë në raportin e vitit 2021.

Referuar raportit të ri, është “shumë e pasigurt” se sa do të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë, të cilat e bëjnë të pamundur dërgimin e avionëve atje.

Në fillim të këtij muaji, Boeing humbi ndaj prodhuesit rival evropian të avionëve Airbus në një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e aviacionit.

Për këtë kompania fajësoi humbjen e marrëveshjes së avionëve prej 37 miliardë dollarësh me Kinën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore