Lajme

Boeing ndërpret marrëdhëniet me partnerët rusë


Kompania e aviavionit Boeing, ka ndërprerë çdo lidhje me kompanitë ruse dhe partnerët në shtetin siberian.

Të gjitha operacionet madhore në Moskë do të ndërpriten dhe mbështetja teknike apo me pjesë këmbimi për flotën ruse, nuk do të ofrohet më.

Të hënën, kompania mbylli zyrat në Kiev dhe ndali trajnimet e pilotëve në Moskë. Kjo ishte një shenjë e parë e këtij vendimi për Boeing.

Tashmë, fokusi i tyre do të jetë garantimi i sigurisë për rajonin e aleatëve, siç ka theksuar edhe njoftimi zyrtar nga kompania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore