Lajme

Boeing 777: Nga hetimet rezultojnë probleme të metaleve të motorit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar rezultatet paraprake të hetimit për dëmtimin e avionit të kompanisë ajrore United Airlines pas nisjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denver-it në Colorado, në fluturimin drejt Hawaii-t.

Sipas hetuesve një nga fletët e ventilatorit në motorin e avionit që dështoi menjëherë pas ngritjes në Denver, tregoi se ka pasur probleme të metaleve.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) tha se tehu do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Fluturimi 328 ishte në gjendje të bënte ulje emergjente në aeroportin Denver. Pjesë të mëdha mbetjesh ranë mbi qytetin fqinj të Brumfieldit, disa prej tyre në oborre, fusha dhe mbi shtëpi.

Asnjë lëndim nuk u raportua në tokë ose gjatë fluturimit të avionit me rreth 240 persona në bord. Piloti ishte në gjendje të kthehej i sigurt në Denver.

Motorët e avionit janë prodhuar nga kompania Pratt & Whitney.

Sipas bordit 128 avionë duhet të pezullojnë fluturimet deri sa të kryhen inspektime. United Airlines, Egyptair dhe operatorët në Japoni dhe Korenë e Jugut janë shprehur se nuk do të fluturojnë me Boeing-777 të tyre.

NTSB tha të hënën e 22 shkurtit se dy fletët e ventilatorit në motorin Pratt & Whitney të Fluturimit 328 ishin prishur. Njëri prej tyre tregoi shenja të lodhjes së metaleve dhe hetuesit besojnë se u prish dhe copëtoi tehun e dytë.

Motori u gjet i shpërndarë në një zonë rezidenciale në qytetin Broomfield.

Ekspertët thonë se dështimi në incidentin në Denver duket të ketë qenë i pakontrolluar, por dëmtimi i vetë avionit ishte fatmirësisht i vogël.

Gjithashtu shqetësuese është se vetë incidenti duket se ka një numër ngjashmërish me një dështim tjetër që ndodhi në një fluturim të United Airlines në 2018.

Dhjetorin e kaluar një fluturim i Japan Airlines 777 u detyrua të kthehej në Aeroportin Naha për shkak të një mosfunksionimi në motorin e majtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore