Bloomberg: I gjithë personeli i DASH-it është jashtë Ukrainës

SHFLETO
albanianpost
22.02.2022 2:44
Loading Icons...

Gazetarja e “Bloomberg”, Jennifer Jacobs, raporton në minutat e fundit se i gjithë personeli i Departamentit të Shtetit është jashtë Ukrainës tani.

Ata janë zhvendosur në një hotel në Poloni. Shtetet e Bashkuara, sipas saj, paralajmëruan zyrtarët e lartë ukrainas paraprakisht.

Pala amerikane gjithashtu njoftoi aleatët e tjerë, por mbetet e paqartë nëse ato ambasada ndoqën të njëjtën rrugë.

Zyrtarët amerikanë synojnë që personeli të kthehet të martën në mëngjes nëse nuk ka pushtim nga Rusia, citon Bloomberg.

Zëdhënësit e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sakaq, nuk pranuan të komentojnë.

Ambasada ishte zhvendosur më parë nga Kievi në qytetin perëndimor të Lviv-it.

Administrata Biden u ka thënë gjithashtu stafit jothelbësor të ambasadës dhe qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina.

Disa vende të tjera kanë zhvendosur ambasadat e tyre dhe kanë lëshuar alarme udhëtimi duke paralajmëruar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë.

Kjo, pas vlerësimeve të SHBA-ve se Rusia mund të planifikojë të pushtojë Ukrainën menjëherë.