Shqipëria

Bllokohet “Rruga e Arbërit” nga reshjet e dendura të dëborës


Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, “Rruga e Arbërit” është bllokuar.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass – Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Nga ana tjetër ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz dhe të mos shkaktojnë trafik.

Mund të jetë një imazh i 1 person, borë, pemë dhe rrugë

Ndërsa, sipas njoftimit, akset rrugore Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Klos janë të kalueshme, por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Në përfundim, Policia Rrugore ka apeluar sërish që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Digjital”, përmbyllet njoftimi i Policisë.

Kujtojmë se “Rruga e Arbërit” u çel zyrtarisht në formën e kantierit – 80% e kalueshme – më 29 nëntor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se kjo rrugë do mbyllej ditët kur reshjet e dëbores të ishin prezente. 

Pjesa e mbetur e punimeve do të përfundojë në qershor të vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore