Lajme

Blinken: Kushtet në Mariupol janë vërtet të tmerrshme


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka quajtur kushtet në Mariupol “vërtet të tmerrshme”.

Ai u ka drejtuar thirrje të gjithë atyre që munden të largohen nga luftimet përmes korridoreve humanitare.

“Ne do të shohim shumë më keq nga sa mund të imagjinohet”, ka shtuar Blinken.

Për civilët, ai ka apeluar që të largohen përmes korridoreve humanitare që Ukraina i ka konsideruar të sigurta.

Sakaq, e ka quajtur vendimin për t’u larguar “shumë të vështirë”, por të nevojshëm.

“Ajo që jep pauzë është fakti se ka pasur marrëveshje për korridoret humanitare të krijuara më parë, të cilat janë shkatërruar shumë, shumë shpejt, nëse jo menjëherë”, ka treguar Blinken.

Kjo “kryesisht sepse siguria është shkelur nga forcat ruse dhe njerëzit që largoheshin u qëlluan”.

Po ashtu ka vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë Ukrainën për të vlerësuar sigurinë e korridoreve të sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore