Lajme

Blinken do të marrë pjesë në samitin e OSBE-së në Shkup, thotë Osmani


Antony Blinken

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në një darkë joformale në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do të mbahet më 29 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup.

Ky paralajmërim për pjesëmarrjen e Blinken-it, vjen pasi atij për delegacionin rus, i cili do të kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov.

Të premten, pra më 24 nëntor, qeveria maqedonase vendosi që të heqë ndalesën e fluturimeve të avionëve rusë, për t’ia mundësuar kështu fluturimin delegacionit rus.

“Sigurisht që nuk duhet të presim që të gjithë të qëndrojnë për tri ditë. Këta janë njerëz të rëndësishëm që do të vijnë në një pjesë të ngjarjes dhe do të largohen. Se a do të përkojnë datat e qëndrimit të tyre, nuk mund të them, sepse ende jemi duke i përcaktuar ato”, tha Osmani, transmeton “Radio Evropa e Lirë.

Bujar Osmani

Sa i përket pjesëmarrjes së Lavrov-it në këtë konferencë të rëndësishme të OSBE-së, Osmani kishte folur më herët, ku kishte thënë se vetë kryediplomati rus ia kishte dërguar një letër në fillim të nëntorit në të cilën, siç thoshte Osmani, “ka treguar interes dhe kërkesë për të siguruar praninë e tij në Shkup”.

Ndërsa, më 15 nëntor, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut theksoi se kërkesat për viza të delegacionit rus janë duke u proceduar dhe sapo të ketë informacione, opinioni do të informohet.

“Vendimi për sanksionet e Bashkimit Evropian nuk vlen për ngjarjet e natyrës shumëpalëshe siç është OSBE-ja, prandaj është vendim i qeverive që duhet ta sjellin, por ka një bazë ligjore në BE. Tani, ne dhe të paktën një nga vendet tona fqinje duhet të marrim një vendim të tillë. Bullgaria apo Greqia për të mundësuar një fluturim të tillë”, deklaronte ai para dhjetë ditësh.

Maqedonia e Veriut po bën përgatitje për këtë takim në nivel ministrash ku pritet të jenë të pranishëm rreth një mijë përfaqësues të delegacioneve nga vendet anëtare të OSBE-së. 30 nëntori dhe 1 dhjetori janë shpallur ditë pushimi në kryeqytet për të lehtësuar trafikun dhe qarkullimin e pjesëmarrësve në konferencë.

Maqedonia e Veriut heq ndalimin e fluturimit për ministrin e Jashtëm rus, Lavrov

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore