Shqipëria

Blinin kafe kontrabandë/ Arrestohet 61-vjeçari, nën hetim bashkëshortja


Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhej akcizë dhe për pasojë është arrestuar një 61 vjeçar. Ndërsa procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës një sasi prej 115 kg kafe. Kjo e fundit dyshohej se ishte kontrabandë.

Përkatësisht shtetasi i arrestuar është Vladimir Hoxha.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore