Shqipëria

Blerësi shqiptar dhe (pa)siguria e ushqimit


Nё Ditёn Ndёrkombёtare tё Sigurisё Ushqimore, nga Autoriteti Kombёtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri, për Albanian Post (AP) thonë se “njё rёndësi e veçantё i kushtohet informimit dhe sensibilizimit tё dyanshëm prodhues-konsumator”.

Nga AKU vënë theksin se “siguria ushqimore lidhet ngushtësisht me praktikat e mira higjienike, praktikat e mira nё prodhim dhe jo vetёm”.

Sipas AKU-së, konsistohet në “goditjen e fenomenit tё falsifikimit apo keqinformimit tё konsumatorit nё lidhje me produktet ushqimore. Madje, duke e klasifikuar kёtё tё fundit edhe si vepër penale, sipas ndryshimeve tё reja ligjore”.

“Transparencë me subjektin e inspektimit, edhe me konsumatorёt”

Sipas AKU-së, kjo konsiston nё faktin e pёrdorimit tё teknologjisё gjatё procesit tё inspektimit, e cila ёshtё tashmё on line.

Kështu shmangen praktikat korruptive dhe garantohet transparencё, si me subjektin e inspektimit, edhe me konsumatorёt.

“Njё metodё e re, pjesё e legjislacionit nё fuqi tё pёrditёsuar sё fundmi ёshtё ndjekja gjurmueshmёrisё”, thonë nga AKU rreth inovacioneve tё fundit gjatё procesit tё kontrollit.

Pёrdorimi i metodave analitike, lidhur me gjurmimin e produkteve ushqimore, kanё përmirësuar dhe minimizuar efektin negativ qё mund tё cenojë sigurinё ushqimore.

“Për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duhet siguruar funksionimi efektiv i çdo hallke të zinxhirit ushqimor. Ky princip është i vlefshëm, pavarësisht faktit nëse ushqimet prodhohen në Shqipëri apo importohen nga vende të tjera”, vijojnë nga AKU.

Sipas tyre, vlen tё theksohet rёndёsia e madhe qё ka nё kёtё fokus shkalla e ndёrgjegjёsimit tё konsumatorёve.

“Konsumatorët duhet tё jenё tё ndёrgjegjshёm jo vetёm pёr tё shmangur produktet e pasigurta apo subjektet qё tregtojnë apo prodhojnë këto produkte, por edhe tё jenë aktive pёr denoncimin e tyre, pranë strukturave përkatëse tek AKU, si dhe organeve të rendit”, shprehet AKU.

AKU, pjesё “e alerteve tё BE-së”

Nga AKU shprehen se vazhdimisht ndodhin ndryshime nё pёrputhje me zhvillimet e kohёs dhe pёrshtatjten e standardeve tё BE-sё.

“Pёr tё qenё nё njё ritёm me zhvillimet e kohёs, AKU ёshtё pjesё e sistemeve tё alerteve dhe informacionit tё shpejtё të BE-sё, por edhe global, nё mёnyrё qё tё marrё informacion dhe tё reagojё nё kohё reale pёr çdo problematikё qё paraqitet”.

Tashmë AKU ofron shёrbime online, nёpërmjet platformёs e-Albania, duke lehtësuar operatorët e biznesit ushqimor dhe ofruar njё shёrbim tё shpejtё dhe transparent.

Siguria ushqimore gjatё Covid-19

AKU shprehet se, nё kuadёr tё pandemisё sё Covid-19, ka bashkёpunuar ngushtё me organizata dhe partnerё ndёrkombëtarё.

Herё pas here ka informuar konsumatorёt dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj Operatorëve të Biznesit të Ushqimit (OBU) pёr tё rejat shkencore lidhur me kujdesin ndaj trajtimit tё ushqimit nё kuadёr tё Covid-19.

Konkretisht masat mbrojtëse, si: doreza, maska, mbajtja e distancёs sё sigurisё pёr tё shmangur kontaminim nga virusi, mosprekja e produkteve pa doreza, apo mbulimi me plastmasë i produkteve si masё paraprake mbrojtjeje.

“U konkludua se prerja e bukës në feta për t’u tregtuar më pas në vete subjektin prodhues, apo në subjekte të tjerë tregtues nuk rekomandohet”, thotё AKU.

Nё kёto inspektime ёshtё kёrkuar dhe kёmbёngulur nё ruajtjen e distancimit social, moslejimin e klientëve pa maska dhe doreza, pёrdorimin e dezinfektantëve dhe afishimin e protokolleve tё sigurisё.

OBU-tё janё kёshilluar nga trupat monitoruese qё të sigurojnë ventilim natyral të paktën tri herë në ditë referuar protokolleve pёrkatёse.

Kёshilla pёr konsumatorin

Konsumatori duhet tё orientohet pёr tё blerё produktet ushqimore nё njё subjekt, i cili ushtron aktivitetin nё njё ambient, që ёshtё i regjistruar dhe tё ketё kushte tё përshtatshme higjieno-sanitare.

Produktet tё ruhen nё ambiente tё pёrshtatshme, sipas natyrёs sё produkteve.

Sipas AKU-së  ёshtё me rёndёsi qё konsumatori tё shikojё etiketёn e kёtyre produkteve, ku shkruhen qartё: data e skadencёs, mёnyra e ruajtjes dhe pёrdorimit tё produktit.

“Përbërësit e tij, origjina e produktit, subjekti i cili e ka prodhuar, janё elemente qё çdo konsumator duhet t’i studiojë me vёmendje”.

Në përmbyllje, nga AKU thonë se konsumatori duhet tё tregojë kujdes gjatё blerjeve që “ushqimi tё jetё i paketuar siç duhet dhe gjithashtu të kontrollohen gjithmonë afatet e përdorimit të produktit, të cilat duhet të jenë të lexueshme dhe të qarta”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore