Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, pritet që ditëve në vazhdim ta vizitojë Kosovën, derisa kryesia e Kuvendit do të mbajë këtë të enjte një mbledhje për të caktuar një seancë solemne ku Blair do të mbajë një fjalim.
“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatën për media të kryesisë së Kuvendit.
Megjithatë, nuk dihet dita e saktë e vizitës së tij. Blair konsiderohet një nga zërat më mbështetës të Kosovës gjatë luftës së fundit në vend.
Ai ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.
Kujtojmë se Blair iu drejtua Parlamentit të Britanisë së Madhe më 23 mars 1999 duke thënë se ”çdo fshat shqiptar në rajonin e Drenicës është në flakë”.
“Familjet po dëbohen dhe largohen nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Burrat po i ndajnë nga gratë. Ne nuk e dimë se cili është fati i tyre”, pati thënë Blair.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit