Lajme

Bjellorusi/ Një 35-vjeçar i vendos flakën vetes


Një 35-vjeçar në Bjellorusi i vuri flakën vetes jashtë selisë qeveritare në Minsk.

“Ai u shtrua në spital pasi kalimtarët dhe policia shuan flakët me një zjarrfikëse”, tha policia në deklaratën për mediat.

Fotot e tij po qarkullojnë në të gjithë internetin. Ai shihet i shtrirë në shesh dhe i mbuluar nga flakët.

“Motivet e veprimit të tij nuk janë të qarta por  hetuesit po punojnë për të zbardhur çështjen”, tha Komiteti Bjellorus Hetimor.

Bjellorusia është tronditur nga protesta që nga zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar.

Opozita thotë se  zgjedhjet ishin manipuluar në favor të presidentit në detyrë, Alexander Lukashenko. Ai mohon akuzat për manipulim të votave.

Më shumë se 30 mijë protestues janë arrestuar në demonstratat e opozitës. Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, muajin e kaluar tha se vendi do të mbajë një referendum mbi reformat kushtetuese. Ai nuk specifikoi kohën e sondazheve.

Kundërshtarët politikë të Lukashenkos, shumica e të cilëve janë burgosur ose  kanë ikur nga vendi, kanë hedhur poshtë propozimet e reformës. Ata mendojnë se kjo është një taktikë për ta ndihmuar atë të largojë protestat dhe krizën më të gjerë politike.

Mashtrimi i pretenduar i votave ka nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të vendit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore