Biznes

Bizneset fasone kanë humbur 34.8 milionë euro nga rënia e euros


Prej zhlverësimit të euros në tregun shqiptar këtë vit, eksportuesit kanë humbur 34.8 milionë euro.

Të paktën kështu rezulton nga një studim i kryer nga Zyra e Unifikuar e Bizneseve Eksporteve.

Referuar analizës së tyre, humbjet e shkaktuara nga ndryshimet në kursin e këmbimit, kanë prodhuar edhe pasoja të tjera negative socio-ekonomike.

Ato përfshijnë uljen e konsumit, investimeve dhe numrit të punonjësve.

Në kategorinë e bizneseve eksportuese, del se sektorët me humbjen më të lartë këtë vit janë ai i veshjeve dhe këpucëve, që zhvillojnë aktivetitin në vend me një fuqi punëtore prej 200 mijë vetash.

Sakaq, studimi merr në analizë edhe pagat minimale që janë rritur vitin e kaluar.

Bizneset fasone e kanë gjithnjë edhe më të vështirë të mbajnë në punë numrin e madh të punonjësve.

Ndërkohë, studimi rekomandon marrjen e disa masave nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera shtetërore.

Masa këto, duke nisur nga skemat në mbështetje të eksportuesve deri te ndërhyrjet e BSH-së që mund të zbatojë një politikë të përshtatshme të kursit të këmbimit për të ruajtur një vlerë konkurruese të monedhës.

Shoqatat e eksportit më herët u mblodhën për të përcjellë këto shqetësime, duke kërkuar që autoritetet të kenë fuqi vepruese në kursin e këmbimit.

Po ashtu edhe paketa konkrete ndihme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore