Ekonomi

Bitcoin-i rritet me 10% pas investimit të Tesla-s


Bitcoin u rrit 10% më shumë më 8 shkurt, pasi Tesla deklaroi se kishte investuar 1.5 milion dollarë në kriptomonedhën më të njohur gjatë muajit të kaluar.

Pas këtij njoftimi, Bitcoin-i shënoi një rritje deri në 43 mijë e 625 dollarë.

Kriptomonedhat e tjera më të vogla, Etherum-i dhe XRP-ja  u rritën gjithashtu, përkatësisht deri në 5% dhe 4% më shumë.

Prodhuesi i makinave elektrike bëri të ditur investimin dhjetë ditë pasi shefi ekzekutiv i Teslës, Elon Musk, ngriti çmimin e kriptovalutave, pasi postoi hashtag-un”#bitcoin” në Twitter.

Në dhjetor, Elon Musk, kishte thënë se në të ardhmen do të njihte kriptomonedhën Bitcoin për kryerjen e transaksioneve.

Bitcoin-i është rritur rreth 50% më shumë këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore