Bislimit s’i pëlqen përdorimi i mediave në Serbi për propagandë të shtetit – “po frikësojnë dhe po shpërndajnë panik”
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, propozoi ditë më parë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, që “të merren masa ndaj medaive” (mekanizma kontrolli), por zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, s’i ka pëlqyer fare kontrolli qeveritar i mediave në Serbi.
Atje shteti kontrollon pjesën më të madhe të tyre dhe artikujt janë të sponzorizuar, sikur ky i B92-shit që “Shqiptarët po përgatisin ferr për Kosovën”.
Bislimi e ka shpërndarë këtë artikull edhe në Twitter, si një shembull eklatant i eksploatimit të mediave nga shteti.
“Mbi prodhimi i artikujve të tillë të sponzorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim perfekt i frikësimit si strategji kryesore e qeverisë serbe në përdorimin e turpshëm të mediave për të shpërndarë panik dhe promovuar ‘aktet heroike’ të lidershipit shtetëror”, shkruan Bislimi.
Artikujt e fundit të B92, por edhe i disa mediave të tjera pro-qeveritare në serbi, janë marrë me masën e reciprociteti që nga 1 gushti vendoset për qytetarët serbë që duan të kalojnë kufirin me Kosovën.
Po ashtu, kalimi nga taksat e vjetra me iniciale të qyteteve të Kosovës, në targa RKS.
Por, këtë masë reciproke, mediat atje e kanë paraqitur si “një ferr”, për qytetarët serbë.
Për këtë kanë shkruar se Aleksandër Vuçiç, “në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe nesër do t’i drejtohet publikut”.
Deklarime të ashpra kanë pasur edhe politikanë të tjerë, si udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe ministri i Punëve të Jashtme serbe, Nikolla Selakoviç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit