
Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në mbledhjen e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane të hënën, ka ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që “sa më shpejt” t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa ka shtuar se të njëjtat kanë ndikuar negativisht në Raportin e Komisionit Evropian.
“Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejt këto masa”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bislimi të hënën.
Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në pyetjen nëse largimi i masave do të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, javën e kaluar gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ka thënë se BE-ja pret që të përmbushen tre kushtet e paraqitura në deklaratën e shteteve anëtare më 3 qershor.
Në deklaratën e 27 shteteve anëtare të BE-së janë paraparë tri kushte për largimin e masave ndëshkuese të vendosura në qershor: depërshkallëzimi i situatës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore dhe angazhimi në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Sanksionet ndaj Kosovës janë vendosur në qershor të këtij viti për shkak të mosdëgjueshmërisë së autoriteteve kosovare dhe dështimit për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesave të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare për depërshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës.
BE-ja deri më tani nuk ka arritur të gjejë rrugën për t’i bindur palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Pikërisht për shkak të një sasie të çështjeve të mbetura pezull, një cikël i ri në procesin e dialogut është zhvilluar të enjten e 16 nëntorit në kryeqendrën politike evropiane, por pa rezultate të prekshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hovenier i uron mirëseardhje “të ngrohtë” në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Qeveria kërkesë Osmanit për autorizimin e kredisë nga BERZH-i
-
13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt
Lajmet kryesore
-
Socialistët thonë se 21 janari ishte krim shtetëror: Vendimi i Strasburgut i hap rrugën drejtësisë
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë