Kosova

Bislimi, Lajçak-ut: Përsëri demonstrove qasje jo të drejtë dhe jo-neutrale në dialog


Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për qasje jo-të drejtë dhe jo-neutrale në procesin e normalizimit.

Reagimi i tij ka ardhur pasi Lajçak të martën ka takuar përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian (NCEU), pa treguar fare që bëhet fjalë për NCEU-n e Serbisë.

“Emisari Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU (National Convention on European Union in Serbia), disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”, ka shkruar fillimisht Bislimi në platformën sociale, X.

Sipas tij delegacioni në fjalë përbëhet kryesisht nga organizatat jo-qeveritare serbe nga Kosovës, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur “avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”.

“Lajçak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bie nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘të drejtë’ dhe ‘neutrale’ të Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore