Kosova

Bislimi: Gjermania vazhdon të jetë njëri nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi të martën është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, ku deklaroi se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishme dhe shtet mik i Kosovës.

Përmes komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë vijojnë e thellohen vazhdimisht.

Ndërsa, u përmend edhe rrugëtimi evropian i Kosovës.

“U diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

“Si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin”, është thënë në komunikatë.

Tutje, theksohet se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve vazhdon të jetë në disa fusha me interes të përbashkët strategjik.

“Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian.

Ndryshe, ambasadorët e Bashkimit Evropian të martën kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore