Muzikë

Billie Eilish, Harry Styles dhe Kanye West në Coachella-n e këtij viti


Këngëtarët Billie Eilish dhe Harry Styles, si dhe reperi Kanye West dhe grupi Swedish House Mafia janë ndër performuesit e festivalit muzikor Coachella të këtij viti.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë organizatorët, me rikthimin e festivalit pas tre vjetësh.

Coachella, një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, u mbajt për herë të fundit në vitin 2019 dhe u anulua në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se në muajin qershor, organizatorët kanë zbuluar se festivali i mbajtur në qiellin e hapur të Kalifornisë do të rikthehej në prill të këtij viti.

Më konkretisht, gjatë fundjavave të datave 15 deri më 17 prill dhe 22 deri në 24 prill.

Styles, Eilish dhe West u shpallën si kryesorët në një poster në faqen e internetit të Coachella-s dhe faqet e mediave sociale, me ish-këngëtarin e One Direction që performonte të dy të premtet.

Sipas të dhënave, Eilish dhe West do të performojnë respektivisht dy të shtunave dhe të dielave.

Formacioni i festivalit përfshin gjithashtu këngëtarët Arlo Parks dhe Phoebe Bridgers, fituesit italianë të Eurovision-it Maneskin, reperet Megan Thee Stallion dhe 21 Savage si dhe dyshen hip hop Run The Jewels dhe DJ Fatboy Slim.

Sipas organizatorëve, biletat për fundjavën e parë janë shitur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore