Familja

Bill Gates shihet duke drekuar me të dashurën Paula Hurd në një hotel luksoz në Manhattan


Manjati i Microsoft-it, Bill Gates u pa së fundmi duke drekuar me të dashurën e tij, Paula Hurd, në një klub privat në Manhattan – mes spekulimeve se dyshja ishin fejuar.

Një përfaqësues i Gates hodhi poshtë aludimet se dyshja mund të kenë diçka mes vete, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Por, burime të afërta pranë çiftit thonë se dyshja drekuan gjithashtu në klubin e mrekullueshëm “Aman”, ku çmimet janë aq të larta, sa që tarifat e fillimit nisin me nga gjashtë shifra.

“Ata po drekonin në lokalin e klubit privat Arman. Ata u ulën qëllimisht jashtë, larg nga të gjithë, dhe u përballën me lokalin duke u përpjekur të mos bien në sy”, tha një burim.

Megjithatë, i njëjti burim shtoi se – “Kur e kuptuan se të gjithë në klub i kishin vënë re, (Gates) i përshëndeti me dorë disa tavolina gjatë daljes dhe të gjithë buzëqeshën. Ai dukej super i lumtur”.

Gates, 67 vjeç dhe Hurd, 61 vjeçe, u panë për herë të parë në Indian Wells Tennis Garden në vitin 2022, takimi pasues ishte në Laver Cup në Londër, gjashtë muaj më vonë.

Por thashethemet për romancë filluan kur ata u fotografuan së bashku në Australian Open janarin e kaluar.

Gates – i njohur për të ardhurat e tij të majme ekonomike, njoftoi ndarjen e tij nga gruaja Melinda Gates pas 27 vitesh martesë në vitin 2021.

Hurd është e veja e ish-CEOS së Oracle, Mark Hurd, i cili vdiq në vitin 2019 në moshën 62-vjeçare.

Gates ka qenë i njohur si një adhurues i “Aman”, së bashku me Mark Zuckerberg, familjen Kardashian, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney, Tom Hanks e yje të tjerë.

Hotel “Aman”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore