
Bill Gates, publikoi një letër me shtatë faqe të titulluar– “Epoka e AI ka filluar” – duke përshkruar pikëpamjet e tij për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale.
Ai shkroi se zhvillimi i AI është “po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular”.
Ai theksoi se “Në jetën time kam parë dy teknologji kryesore që më lanë pa fjalë. E para ishte krijimi i një ndërfaqeje grafike të përdoruesit në vitet ’80, diçka në të cilën bazoheshin të gjitha sistemet operative moderne, përfshirë Windows. E dyta ishte evolucioni i ChatGPT i OpenAI”.
Gates ka folur më parë për entuziazmin e tij për të ardhmen e AI.
Përkatësisht se si mund të përdoret si mësues në arsim ose për të ofruar këshilla mjekësore.
Për sa i përket tregut të punës, Gates thekson se AI mund të përdoret si një “sekretar” për të përmirësuar produktivitetin e punëtorëve.
Inteligjenca artificiale në programe si Microsoft Office mund të ndihmojë në hartimin dhe dërgimin e e-maileve dhe formave të tjera të komunikimit ndërmjet punonjësve.
Bashkëthemeluesi i Microsoft-it përmendi gjithashtu se ai ka punuar me OpenAI që nga viti 2016 kur kompania arriti të bëjë provimet pranuese të AI-së në një shkollë të Biologjisë. Një vit më vonë, i njëjti program mundi të “kalonte” provimet e nivelit universitar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com