Shqipëria

Bien ndjeshëm rastet me COVID-19, 7 humbje jete në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 251 persona, nga 659 raste që ishin një ditë parë.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 126 pacientë, ku 18 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 246 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248 mijë e 882 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 3 mijë e 387 qytetarë.

Aktualisht janë 12 mijë e 606 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore