Biden: Vdekja e Nasrallahut sjell drejtësi për mijëra viktima

Hezbollahu e konfirmoi se lideri Nasrallah u vra në sulmet masive izraelite në Bejrut më 27 shtator
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
28.09.2024 18:54
Loading Icons...

“Hassan Nasrallah dhe grupi terrorist që ai drejtonte, Hezbollahu, ishin përgjegjës për vrasjen e qindra amerikanëve gjatë një sundimi terrori katër dekadash. Vdekja e tij pas një sulmi ajror izraelit është një masë drejtësie për viktimat e  tij, duke përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe civilë libanezë”.

Kështu tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një deklarate.

Hezbollahu e konfirmoi se lideri Nasrallah u vra në sulmet masive izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Grupi tha në një deklaratë se “mjeshtri i qëndresës, shërbëtori i drejtë, ka ndërruar jetë për të qenë me zotin e tij që është i kënaqur me të si një dëshmor i madh”.

“Udhëheqja e Hezbollahut zotohet … të vazhdojë xhihadin e saj në përballjen me armikun, duke mbështetur Gazën dhe Palestinën dhe duke mbrojtur Libanin dhe popullin e tij të palëkundur dhe të nderuar”.

Deklarata nuk përmendi se kush do të pasonte Nasrallah, apo se si grupi do t’i përgjigjej vrasjes së liderit të tij për një kohë të gjatë.